800px-Prishtina_at_the_evening
Open Ideas for the Balkans

Author :

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Email this to someone

Duke u nisur nga besimi themelor që “qyteti është i qytetarit” dhe me atë gjithëçka që ka të bëjë me qytetin duhet të jetë e hapur për qytetarin dhe në të mirën e tij, kemi filluar nismën e përbashkët mes Komunës së Prishtinës, Qendrës së Inovacionit të Kosovës (ICK) dhe UNDP-së “Idetë e hapura: Për Prishtinën”.

Në thelb të kësaj nisme qëndron motivimi i qytetarëve të kontribuojnë në mënyrë aktive në zhvillimet në qytetin e tyre. Në këtë mënyrë të rritet angazhimi qytetar në gjetjen e zgjidhjeve dhe të shfrytëzohet potenciali kreativ i rinisë të Kosovës.

Me qëllim të rritjes së transparencës në shpenzimet e komunës dhe sigurimit të një gare të drejtë për vendet në sektorin publik, Komuna e Prishtinës ka sfiduar qytetarët të sugjerojnë zgjidhje inovative e që përfshijnë teknologjinë për t’u arritur këto qëllime.

Në këtë rrugëtim, partneriteti me UNDP-në dhe ICK-në ishte i natyrshëm. UNDP sjell me vete përvoja të zhvillimit dhe zbatimit të suksesshëm të nismave të ngjashme në gjithë botën. Përderisa ICK në të kaluarën ka qenë ka inicuar nisma të ngjashme në vitet e mëparshme, si dhe duke qenë qendër e inovacionit –disponon me një rrjet të madh të rinjve të cilët janë të interesuar në shfrytëzimin e teknologjisë për ndryshim shoqëror.

Gjatë javës do të hapim regjistrimin! Ju njoftojmë për hollësitë tjera së shpejti!