Juria:

 

Shpend Ahmeti

Tani Kryetar i Komunës së Prishtinës përfundoi studimet master në Politika Publike në Universitetin e Harvardit, SH.B.A, gjatë viteve 2002 – 2004, duke specializuar në Zhvillimin Politik dhe Ekonomik. Studimet universitare i ka përfunduar në  Ekonomi dhe Administrim Biznesi në  Universitetin Amerikan në Bullgari, gjatë viteve 1996 – 2000, duke specializuar në Ekonomi të Aplikuar dhe Administrim Biznesi.

Gjatë kohës së studimeve 1999-2002, Shpendi ishte senator dhe më pas Kryetar i Qeverisë Studentore në Universitetin Amerikan të Bullgarisë , si dhe udhëheqës i komuniteteve të ndryshme (nga më shumë se dhjetë vende) përgjatë një periudhe të reformave në universitet. Në universitetet amerikane, angazhimi në Qeveri studentore është eksperienca që ndërthur dijen, organizimin, përballjen për mbrojtjen e të drejtave dhe përgjegjësinë e besimin nga shokët dhe kolegët.

Prej vitit 2005 deri ne Dhjetor te vitit 2013 Shpendi ishte ligjërues i Politikave Publike dhe Politikave Ekonomike Ndërkombëtare në Universitetin Amerikan këtu në Kosovë (AUK). Përveç gjuhës amtare shqipe, Shpendi flet atë angleze, serbo-kroate, maqedone, bullgare dhe ka njohuri të gjuhës gjermane. Për më tepër Shpendi është fitues i disa çmimeve dhe shpërblimeve si World Bank Spot Award dhe i atij në European Debating Championships.

 

Uranik Begu

Uranik Begu është profesionist me përvojë në menaxhiment dhe marketing ekzekutiv, i cili aktualisht është duke shërbyer si Drejtor Ekzekutiv në Innovation Centre Kosovo (ICK). Para punës së tij në ICK, Uraniku ka qenë Shef i Marketingut dhe pjesë e menaxhmentit në Post Telekom të Kosovës për katër vjet.

Uraniku aktualisht është pranë përfundimit të doktoratës në Menaxhim, në Qendrën e Menaxhimit të Zvicrës. Ai është gjithashtu ligjërues dhe ka dhënë mësim në disa universitete private, si dhe në  universitetin publik të Prizrenit. Ai gjithashtu shërben si anëtar i bordit për Konferencën e Marketingut Evropian të mbajtur në Cyrih, Konferencën CMO, e njohur gjithashtu si Davos i marketingut.

Uraniku në gjashtë vitet e fundit është edhe anëtar aktiv i Këshillit të Zhvillimit Ekonomik të Prishtinës.

 

Marta Gazideda

Marta K. Gazideda ka 10 vite përvojë punë në sektorin zhvillimor dhe tani e udhëheq Portfolion pēr Qeverisje në UNDP, i cili pērkrah qeverinë e Kosovës në  rrugëtimin drejt qeverisjes së mirë, si në nivel qendror ashtu dhe atë lokal. Së fundmi Marta është U.D. e Koordinatores për Njësinë e Qeverisjes në UNDP. Përvoja e saj shtrihet edhe në sektorin privat nē fusheēn e administrimit, hulumtimit dhe analizës të tregut, në R&D, dhe në zhvillimin e standardeve  profesionale, që e ka fituar gjatë më se 8 vite pune në Institute of Directors (IoD) në Londër.

Marta ka përfunduar BA (Hons) në studime biznesore në Universitetin e Barkin, Londër.

 

Faik Ispahiu

Faik Ispahiu aktualisht është Drejtor Ekzekutiv i Internews Kosova.​Ai ka diplomuar për Regji në Televizion, Film, Radio dhe Teatër dhe ka më shumë se 16 vjet përvojë në pozita menaxhuese, mbikëqyrëse, trajnimi, mbështetje të gazetarisë profesionale dhe zhvillimin e medias së lirë dhe të pavarur në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit.

Faik Ispahiu është regjisori dhe producenti ekzekutiv i debateve më të shikuara për ngjarjet aktuale “Jeta në Kosovë”, “Drejtësia në Kosovë” të BIRN-it dhe “Internews Kosova”. Ai është gjithashtu krijuesi i platformës së vetme të medias sociale në Kosovë www.kallxo.com, që iu mundëson qytetarëve të raportojnë rastet e korrupsionit, konfliktit të interesit të zyrtarëve publikë si dhe ka qenë anëtari i ekipit që zhvilloi portalin online www.gazetajnk.com.

Z. Ispahiu ka punuar për një numër organizatash, përfshirë IREX Kosova, ICRC-në dhe ka qenë një nga anëtarët e ekipit themelues të lansimit të stacionit televiziv “Kohavision”. Ai ka punuar në themelim dhe menaxhuar Rrjetin e parë të Stacioneve Ndëretnike Radiofonike të pasluftës, CERPIK, si dhe Rrjetit Kosovar për Telekomunikacionin Tokësor – KTTN.

 

Milot Shala i lindur në Prishtinë me më shumë se 10 vite përvojë në industrinë e teknologjisë informative është inxhinier i pasionuar i softuerit me përvojë botërore. I kyçur në zhvillim të aplikacioneve mobile qysh moti në kohën e Symbian (para se Android të ekzistojë) dhe deri tani në pajisjet më inovative në treg. Krahas aplikacioneve, Miloti ka zhvilluar librari për inteligjencë të të dhënave e cila ka përfshirë rrjeta neurale dhe machine learning algoritme sa ishte zhvillues softuerik në një kompani softuerike Gjermane. Miloti poashtu është alumni i Nokia-s. Preferon që softuerin e tij kryesisht ta shkruaj në C++, sepse mundet.

Milot Shala i lindur në Prishtinë me më shumë se 10 vite përvojë në industrinë e teknologjisë informative është inxhinier i pasionuar i softuerit me përvojë botërore. I kyçur në zhvillim të aplikacioneve mobile qysh moti në kohën e Symbian (para se Android të ekzistojë) dhe deri tani në pajisjet më inovative në treg. Krahas aplikacioneve, Miloti ka zhvilluar librari për inteligjencë të të dhënave e cila ka përfshirë rrjeta neurale dhe machine learning algoritme sa ishte zhvillues softuerik në një kompani softuerike Gjermane. Miloti poashtu është alumni i Nokia-s. Preferon që softuerin e tij kryesisht ta shkruaj në C++, sepse mundet.

 

Mentorët:

 

Dardan Sejdiu

Dardan Sejdiu është nënkryetar në Komunën e Prishtinës, si dhe përkohësisht drejton Drejtorinë për Ekonomi dhe Zhvillim Lokal. Dy vitet e fundit, Sejdiu ka qenë i angazhuar si Drejtor Menaxhues i NEST Kosovo (SHM Productions Ltd; Londër), dhe si ligjërues i ndërmarrësisë në Universitetin AAB.
Ka qenë i angazhuar për katër vite si president i Bordit Menaxhues të Fondit Slloveno-Kosovar të pensioneve, me rol kyç në menaxhimin e këtij fondi për tërë Kosovën. Gjithashtu, shërbeu në ProCredit Bank në Kosovë, në pozitën e drejtorit të departamentit për shitje për katër vite.
Sejdiu studioi Administrim Biznesi dhe Shkenca Politike/Marrëdhënie Ndërkombëtare, në Universitetin Amerikan në Bullgari, ndërsa magjistraturën e kreu në Bled, Slloveni, me drejtim në Administrim Biznesi. Ai mban titullin e bursistit të Fondit Memorial Gjerman të ShBA-ve, ku punon drejt përforcimit të marrëdhënieve ndëratlantike përmes politikës, qeverisjes, biznesit dhe mediave.

 

Edon Abdullahu

Edon Abdullahu, i njohur si një mendimtar dhe vizionar ka përvojë në fushat e shitjes, marketingut dhe zhvillimit të biznesit. Poashtu me shumë aftësi të dëshmuara për të hartuar dhe planifikuar shitje efektive. Edoni ka mbi 10 vite përvojë në udhëheqje të ekipeve të brendshme dhe ndërkombëtare, si dhe projekte me performancë dhe përgjegjësi të lartë . Me aftësi në identifikimin e mundësive të tregut në zhvillim, ndërtimin e ekipit, dhe menaxhimin e përgjithshëm të shitjes, së fundi është themelues dhe CEO i kompanisë Scards si dhe antar bordi në Scards Academy dhe “Puntoria and Partners”. Fushat ku Edoni është specialist jane: Negociatat dypalëshe, Business Start Up, Zhvillimin e Biznesit, Telekomunikacion, Marketing dhe Multi-Level Marketing. 

 

Alban Gerguri

Alban Gërguri është themelues i TROKIT (www.trokit.com), agjension kreativ për brand, teknologji dhe reklamim.
Albani fillimisht ka punuar si zhvillues i Web dhe dizajner grafik në kompani vendore dhe ndërkombëtare.
Kualifikimet: Brand, Reklamim, Produksion, Interface Design, zhvillim i WEB, Teknologji të Printimit, Mobile UX, UI dhe App Strategy.

 

Fisnik Ismaili

Fisnik Ismaili është aktualisht Këshilltar i Kuvendit Komunal të Prishtinës si dhe Themelues dhe Drejtor Kreativ i agjencisë së komunikimit, Karrota.
Si 18-vjeçar, u shpërngul në Londër, ku diplomoi në Multimedia nga Universiteti Westminster, si dhe nisi karrierën e tij profesionale duke udhëhequr dhe realizuar projekte kreative për gjigantë si Apple, Sky, Channel4, Cisco, Mattel dhe Barclay’s Bank.
Që nga kthimi i tij në Kosovë më 2003, kontribuoi vazhdimisht në zhvillimin e industrisë kreative, duke ofruar shërbime për klientë si Coca-Cola, Milka, Tetra Pak, Raiffeisen Bank, Lufthansa, AMC, IPKO, Vala, Z mobile dhe shumë të tjerë.
Gjatë karrierës së tij 17 vjeçare si drejtor kreativ, veprimtaria e Fisnikut kulmoi me krijimin e monumentit të pavarësisë NEWBORN, për të cilin mori shtatë çmime ndërkombëtare, përfshi edhe Luanin e Artë në Cannes, që shquhet si çmimi më prestigjoz në botë në këtë fushë.

 

houssem

Associate Professor at ESPRIT University in Tunisia, Head of the official Google Developers Group in Tunisia, Google Glass Explorer, Telecommunication Engineer and Mobile Developer.

 

Agron Demi

Agron Demi (1982) është drejtor ekzekutiv i Institutit GAP, i angazhuar në këtë think-tank që nga viti 2008. Përvoja e tij shtrihet kryesisht në sektorin e shoqërisë civile dhe për një kohë ka qenë pjesë e ekipeve mbështetëse të Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Kosovës.

Agroni dhe organizata të cilën e drejton nga viti 2010, janë munduar që të përdorin avantazhet që ofron teknologjia informative për të rritur pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje, rritjen e përgjegjësisë së vendimmarrësve, rritjen e interaktivitetit në mes të zgjedhësve dhe bartësve të institucioneve. GAP ka krijuar platformën më të madhe elektronike të të dhënave për shpenzimet dhe të hyrat buxhetore për të gjitha organizatat buxhetore në Kosovë.

Agroni ka përfunduar studimet për Shkenca Politike dhe Administratë Publike (2001-2004) dhe studimet për Punë Sociale (2004-2006). Po ashtu është certifikuar nga Harvard Kennedy School – Executive Education Program, për “Menaxhimin e Organizatave Joqeveritare” (2013).

Agroni është komentator i rregullt për zhvillimet politike në vend dhe kolumnist i rregullt në gazetën “Jeta në Kosovë”.

 

Hajrulla Ceku

Hajrulla Çeku është drejtor ekzekutiv i EC Ma Ndryshe, një organizatë lokale e shoqërisë civile që promovon aktivizmin urban në Prizren. EC Ma Ndryshe përdor metoda konvencionale dhe kreative të fuqizimit të komuniteteve dhe ndërtimin e sensin e tyre të pronësisë dhe përgjegjësisë për mjedisin e tyre të jetesës. Hajrullahu mban master në Zhvillim Lokal Krahasues, ka mbi 10 vjet përvojë në sektorin e shoqërisë civile dhe ka botuar një numër të punimeve lidhur me qeverisjen vendore, zhvillimin e shoqërisë civile dhe politikave kulturore.