(kliknite ovde za pravila na srpskom jeziku)

1. Çfarë është “Për Prishtinën Digjitale”?
“Për Prishtinën Digjitale” është një sfidë inovative sociale për të nxitur propozime për aplikacione për ueb apo telefona mobilë, të cilët do të kontribujnë në qeverisje më të mirë dhe rritje të transparencës në Komunën e Prishtinës.

2. Kush mund të marrë pjesë?
Mund të regjistroheni për sfidën nëse jeni shtetas i Kosovës, kujdeseni për qytetin tuaj dhe jeni të interesuar në përmirësimin e qeverisjes përmes përdorimit të teknologjisë.

Për t’i rritur gjasat e fitimit, individët, ekipet apo organizatat duhet t’i sugjerojnë zgjidhjet në përputhje me kërkesat e ftesës.

Zhvillimi i aplikacionit kërkon njohuri të programimit, strukturimit dhe të kuptuar të çështjeve të qeverisjes.

Këtë vit, ju sfidojmë që të zhvilloni: 1) një platformë të lehtë për përdorim e cila do t’i informojë qytetarët lidhur me shpenzimet komunale në baza ditore dhe/apo 2) një platformë që mundëson aplikimin për punësim në sektorin publik, duke siguruar përzgjedhje të drejtë.

Në veçanti nxiten të aplikojnë gratë, personat me nevoja të veçanta dhe përfaqësuesit e komuniteteve pakicë.

3. Si të marr pjesë?

a. Regjistroni idenë tuaj
Shih ftesën tonë në faqen www.openideas.me/prishtina. Regjistrohuni me idenë tuaj, në faqe të internetit, në periudhën nga 7 maj deri 11 qershor.

b. Nga fjalët në beta verzion
Bëhuni gati të merrni pjesë në maratonën e programimit nga 13 deri në 15 qershor. Në ndërkohë ne do të organizojmë takime informuese me ekspertë të ndryshëm. Mes 10 dhe 11 qershorit juria profesionale do të shqyrtoj idetë e regjistruara dhe do të vendoset se cilat ftohen për t’u zhvilluar në beta verzione. Do të mentoroheni nga profesionistë të njohur të fushës dhe do të keni mundësi të shoqëroheni me aplikuesit e tjerë në ambientet e Innovation Centre Kosovo (ICK). Mund ta shfrytëzoni këtë mundësi që të bashkoheni në ekip me aplikuesit e tjerë të cilët mund të jenë duke punuar në ide të ngjashme – kjo mund t’ju ndihmojë të zhvilloni versione edhe më të mira të aplikacionit. Gjatë tërë kësaj fundjave do të organizojmë edhe diskutime dhe ngjarje për shoqërim. Pritet që gjatë kësaj fundjave të zhvilloni një version beta të aplikacionit, të cilin do ta prezantoni para jurisë profesionale më 15 qershor në sallën e Kuvendit të Komunës së Prishtinës.
c. Prezantimi
Në mbarim të fundjavës, më 15 qershor, do ta keni mundësinë që ta prezantoni versionin tuaj beta para jurisë profesionale. Paneli ynë i përbërë nga gjyqtarë të njohur ndërkombëtarisht, i cili do të shpallet më 1 qershor, do ta marrë përsipër detyrën e vështirë të përzgjedhjes së dy ideve fituese të edicionit të këtij viti të ngjarjes “Për Prishtinën Digjitale”!

d. Afatet
Regjistrohuni deri më 11 qershor. Keni në dispozicion pesë javë për ta zhvilluar më tutje idenë tuaj, para se të ftoheni për maratonën e programimit gjatë fundjavës së 15 qershorit.

Në periudhën mes regjistrimit tuaj dhe maratonës së programimit, do ta organizojmë seanca të pyetjeve dhe përgjigjeve me zyrtarët përkatës komunalë e ekspertë të fushës në mënyrë që të merrni më shumë njohuri lidhur me pritjet nga kjo sfidë.

Më 11 qershor do të shpallen idetë të cilat shkojnë në fundjavën e zhvillimit. Deri më 15 qershor, përkrahësit e idesë do të mund ta bëjnë këtë përmes rrjeteve sociale.

Më 15 qershor, pas një fundjave intensive të zhvillimit, mësimit dhe socializimit, do ta prezantoni idenë tuaj para jurisë profesionale.

Aplikacionet fituese, të cilat do të vendosen nga faqja e internetit që shfrytëzohet nga Komuna e Prishtinës, do të kalojnë në një periudhë dy mujore të inkubacionit për t’u zhvilluar në aplikacion të plotë.

e. Cilat janë kriteret për apilkacionin/platformën fituese?
Projektpropozimet e prezantuara në fund të fundjavës do të vlerësohen sipas kritereve në vijim (më së shumti 20 pikë për secilën):

Potenciali për ndryshim social: Në çfarë mënyre i fuqizon ky solucion qytetarët që të japin kontribut pozitiv për shoqërinë? A krijon lidhje ndërmjet qytetarëve dhe pushtetit lokal, të cilat më parë nuk ekzistonin? A i përmirëson lidhjet ekzistuese ndërmjet qytetarëve dhe pushtetit lokal? A kontribuon në rritje të besimit publik?
Përdorimi: A është i lehtë për përdorim? A do të jetë i lehtë për t’u kuptuar dhe përdorur nga personat që nuk janë të mësuar me teknologji? Si do t’i angazhoni njerëzit që nuk janë të lidhur në internet?
Aplikimi: A ofron zgjidhje për probleme ezistuese? Në çfarë mënyre i përmirëson dy fushat problematike? Si mund të maten rezultatet?
Nxitja: Çka do t’i motivojë njerëzit që ta përdorin aplikacionin tuaj?
Qëndrueshmëria: A është ideja juaj me vlerë në afat të gjatë? A mund të avancohet kjo ide?
Deri në 10 pikë shtesë do të fitojnë idetë të cilat kanë pasur përkrahje të madhe në rrjetet sociale.

f. Çmimet
Sfida “Për Prishtinën Digjitale” do t’i ketë dy fitues, me çmimet si në vijim:

Shpërblim financiar në vlerë prej 4,000 EUR për secilin nga dy fituesit
Mbështetje me ekspertizë për zhvillimin e aplikacionit
2 muaj periudhë inkubacioni në ICK
Lidhje me një rrjet të gjerë të inovatorëve në rajon
Rrjetëzimi me donatorët dhe partnerët e mundshëm
Vizibilitet dhe promovim i projektit në Kosovë dhe më gjerë
Të qenit pionier në përshtatjen e pushtetit lokal sipas interesave të qytetarëve të Kosovës
g. Si të informohem për risitë?
Përcjelleni pjesën tonë të blogut, lajmërimet në Facebook dhe Twitter. Vazhdimisht do t’i përditësojmë postimet dhe do t’i ndajmë storiet tona!

Për më shumë pyetje, kontaktoni përmes Facebook, Twitter apo postës elektronike. Ju mirëpresim!

 

Otvorene ideje: za Prištinu
Sve što treba da znate

1. Šta su to “Otvorene ideje: za Prištinu”?

“Otvorene ideje: za Prištinu” predstavljaju izazov za internet ili mobilnu aplikaciju.

2. Ko može da uzme učešća?
Možete se prijaviti za ovaj izazov ukoliko ste državljanin Kosova, stalo Vam je do Vašeg grada i želite da unapredite upravu putem primene tehnologije.

Aplikacije pojedinaca, grupa lica ili organizacija biće razmatrane za ovaj događaj sve ukoliko je rešenje koje nude u skladu sa uslovima poziva za dostavljanje ponuda.

Za izradu aplikacije biće potrebno znanje iz programiranja, projektovanja i razumevanje pitanja uprave.

Žene i manjine se posebno podstiču da konkurišu.

1. Kako mogu da učestvujem?

1. Prijavite svoju ideju
Proverite naš poziv za dostavljanje ponuda na internet prezentaciji www.openideas.me/kosovo. Prijavite svoju ideju na ovoj internet prezentaciji.

2. Od reči do aplikacije
Pripremite se da učestvujete u ‘hakatonu’ (programerski maraton) između 13. I 15. juna. Mentori će Vam biti renomirani stručnjaci iz ove oblasti i imaćete priliku da se družite sa drugim kandidatima u prostorijama Kosovskog centra za inovacije. Ovu priliku takođe možete iskoristiti da se udružite sa drugim kandidatima koji možda rade na sličnoj ideji – ovo Vam može pomoći da napravite još bolju verziju aplikacije. Tokom vikenda takođe ćemo organizovati diskusije i druženja. Tokom sedmice od Vas se očekuje da napravite beta verziju, koju ćete potom predstaviti stručnom žiriju 15. maja u skupštinskoj sali Opštine Priština.

3. Prezentacija
Na kraju vikenda, 15. juna, imaćete priliku da svoju beta verziju predstavite stručnom žiriju. Naša komisija međunarodno priznatih sudija, čiji sastav treba da bude objavljen 25. maja 2014. godine, biće zadužena za ovaj težak zadatak biranja dve pobedničke ideje za ovogodišnje izdanje “Za Prištinu”!

Šta tu ima za Vas?

• Novčana nagrada od 4.000 evra za dva pobednika
• Inkubacioni prostor u Kosovskom centru za inovacije
• Pomoć u izradi aplikacije
• Vidljivost i promovisanje projekta
• To što ćete biti pionir (prvi) i uvoditi inovacije u lokalnoj upravi
• Priključivanje mreži sličnih inicijativa u regionu
• Učestvovanje na regionalnim događajima za promovisanje projekata

4. Vremenski rok
Prijavite se između 7. maja i 1. juna. Tako ćete imati 6 da svoju ideju dodatno razvijete, pre nego što budete pozvani na hakaton vikend 13-15. juna.

15. juna, nakon vikenda intenzivno provedenog u pripremanju, učenju i druženju, prezentovaćete svoju ideju stručnom žiriju.

Pobedničke aplikacije, koje će biti postavljene na internet prezentaciji Opštine Priština, imaće period inkubacije od 3 meseca radi razvijanja u gotovu i potpunu aplikaciju.

5. Koji su kriterijumi za pobedničku aplikaciju?
Projektne ideje prezentovane na kraju vikenda biće bodovane na osnovu sledećih kriterijuma (najviše 20 bodova za svaku):

• Mogućnost za društvene promene: Na koji način ovo rešenje doprinosi građanima? Da li ono pozitivno doprinosi društvu? Na koji način ono doprinosi građanima? Da li se njime stvara povezanost koja ne postoji između građana i lokalne uprave? Da li se njime poboljšava postojeća povezanost? Da li se njime doprinosi povećanom poverenju građana?
• Upotrebljivost: Da li je prilagođena korisnicima? Da li će ljudi koji nisu previše upoznati sa naprednom tehnologijom moći da je razumeju i koriste? Kako ćete uključiti ljude koji ne koriste internet?
• Primenljivost: Da li se njom rešava neki postojeći problem? Da li može da se primeni u ove dve problemske oblasti? Da li se njom poboljšava stanje? Da li postoje ikakvi merljivi rezultati?
• Privlačnost: Čime će ljudi biti motivisani da koriste Vašu aplikaciju?
• Održivost: Da li je Vaša ideja dugoročno svrsishodna? Da li se ova ideja može dodatno razraditi?

6. Nagrade
Izazov “Za Prištinu” imaće dva pobednika, sa sledećim nagradama:
• 4.000 evra po završetku platform
• 3 meseca inkubacije u KCI
• Povezivanje u širu mrežu inovatora u regionu
• Umrežavanje sa donatorima i potencijalnim partnerima
• Promocija njihovih proizvoda
• Mogućnost uspostavljanja načina na koji radi lokalna uprava

7. Kako da znam šta se događa?
Pratite naše blogove, objave na Fejsbuku i Tviteru. Često ćemo ih ažurirati i postavljati naše priče dok radimo!

Za dodatna pitanja ostvarite kontakt putem Fejsbuka, Tvitera ili el. pošte. Sa nestrpljenjem očekujemo da nam se javite!