Takimi
Të rinjtë mësojnë nga zyrtarët e Komunës të Prishtinës për legjislacionin dhe rregullat në fuqi

Sot u mbajt takimi informues mes zyrtarëve relevant të Komunës së Prishtinës dhe të rinjve të cilët kanë aplikuar në sfidën për inovacion social ”Për Prishtinën Digjitale”. Zyrtaret e komunës në një ambient jo-formal folën për procedurat dhe bazën ligjore ekzistuese, të cilat do të shërbejnë si udhërrëfyes për aplikacionet të cilat do të ndërtohen nga të rinjtë.

Nisma “Për Prishtinën Digjitale” synon qe të rrit transparencën në Komunën e Prishtinës në fushën e shpenzimeve dhe punësimit duke shfrytëzuar potencialin e teknologjisë informative dhe kreativitetin e të rinjve të vendit. Të rinjtë janë ftuar të garojnë me idetë e tyre gjatë një periudhe një mujore.

Gjashtëmbëdhjetë ide janë përzgjedhur që të shkojnë në fazën e zhvillimit të beta verzioneve gjatë fundjavës 13 deri me 15 qershor. Këto ide do të prezantohen para jurisë profesionale me 15 qershor 2014 në hapësirën e Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe do të shpallet fituesi.

Me kërkesë të Komunës së Prishtinës, në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Innovation Centre , dhe me përkrahje nga Agjencioni zviceran për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC). Idetë fituese, të cilat do të vendosen në uebfaqen e Komunës së Prishtinës, do të kalojnë një periudhë dy mujore të inkubacionit për t’u zhvilluar në aplikacione të plota.

Gara e inovacionit social “Për Prishtinën Digjitale” është pjesë e nismës rajonale http://www.openideas.me/